Sporti

Lingard arrin marrëveshje personale me Newcastle United

01/30/2022 19:12
nga:E K

Newcastle United raportohet se ka arritur marrëveshje për kushtet personale me sulmuesin e Manchester United, Jesse Lingard.

Jesse Lingard nuk po gjen hapësira të mjaftueshme në formacionin bazë të United dhe është i hapur për një largim të mundshëm nga Old Trafford, përcjell GazetaBlic Sport.

Sipas “90min”, Newcastle kanë arritur marrëveshje personale me 28-vjeçarin që ta transferojnë qysh në këtë afat veror.

“Laraskat” tani po punojnë që të përmbyllin marrëveshjen me Manchester United për të.

/GazetaBlic Sport/