Sporti

Lindon Emërllahu pritet të startojë sonte ndaj Zalgiris

07/05/2022 13:02
nga:N M

Skuadra e Ballkanit sot shkruan historinë, pasi do të luajë ndeshjen e parë në arenën ndërkombëtare.

FC Ballkani, kampion i Kosovës në futboll do të luajë sonte ndaj ekipit lituanez, Zalgiris me fillim nga ora 20:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet, në kuadër të raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Trajneri Ilir Daja është “detyruar” të bëjë një ndryshim në formacion për ballafaqimin e sotëm, pasi sipas raportimeve mesfushori Kushtrim Gashi nuk do të jetë i grumbulluar për këtë duel, pas konfliktit me “timonierin”.

‘GazetaBlic Sport’ mëson se në mesfushë pritet të startojë futbollisti i talentuar, Lindon Emërllahu.

19 vjeçari ka treguar paraqitje të mira me Ballkanin edicionin e kaluar, pavarësisht se nuk kishte shumë minuta në këmbë – për shkak të konkurrencës së madhe.

Nëse nuk ndryshon diçka deri në minutat e fundit, Daja pritet t’i japë shansin e artë futbollistit 19 vjeçar në këtë ballafaqim historik për klubin nga Theranda.

/GazetaBlic Sport