Sporti

Lindon Emërllahu për kualifikimin e Ballkanit: Të gjithë kanë bërë punë fantastike, shpresoj se do ta përfaqësojmë Kosovën siç është më së miri në grupe

08/31/2023 22:43
nga:Lorik J

Lindon Emërllahu, mesfushori fantastik i Ballkanit është shprehur shumë i lumtur me kualifikimin e Ballkanit për herë të dytë radhazi në grupet e Conference League.

Emërllahu për shkak të lëndimit nuk ishte prezent sonte në ndeshjen ndaj BATE, ku Ballkani siguroi kualifikimin në grupe, megjithatë ai luajti një rol tejet të madh në ndeshjet e mëparshme kualifikuese, duke ndihmuar ekipin në arritjen e kalimit të raundeve.

Mesfushori i talentuar thotë se të gjithë kanë bërë punë fantastike në këtë kualifikim.

“Jam shumë i lumtur për këtë arritje të jashtëzakonshme. Jam shumë krenar me shokët e skuadrës. Kanë bërë një punë fantastike të gjithë, pa përjashtim. Trajnerët, stafi dhe lojtarët treguan edhe njëherë që ky ekip është krijuar për histori. Faleminderit të gjithëve për përkrahjen e madhe që na kanë dhuruar. Shpresojmë të vazhdojmë ta përfaqësojmë Kosovën siç është më së miri edhe në grupet e Conference League”, tha Emërllahu për ‘GazetaBlic Sport’.

Kujtojmë se nesër, FC Ballkani do të mësojë kundërshtarët e grupit në Conference League.

/GazetaBlic Sport