Lindon Emërllahu është një nga lojtarët më perspektiv të futbollit kosovar.
Mesfushori i Ballkanit ka arritur të shkruajë historinë në Superligën e Kosovës duke u bërë lojtari me vlerën më të lartë në treg në histori të futbollit vendor, shkruan GazetaBlic Sport.
Sipas faqes së njohur për vlerësimin e lojtarëve, “Transfermarkt“, Emërllahu ka vlerën e 1 milionë eurove në market duke bërë që kjo shumë të kapet për herë të parë nga një lojtar i Superligës së Kosovës.

/GazetaBlic Sport/


