Showtime

Linda Halimi po vjen me një këngë të re

05/12/2024 09:42
nga:G B

Këngëtarja e njohur dhe ish-banorja e edicionit të dytë të Big Brother VIP Kosova, Linda Halimi po vjen me këngë të re.

Bëhet e ditur se këto kohë Linda ka punuar intensivisht dhe se e veçanta e këtyre projekteve është se janë fund e krye të realizuara nga vet këngëtarja.

Ndërkohë mësohet se ajo do e kalojë verën në Kosovë, ku pritet të jetë aktive me projekte muzikore.