Showtime

Linda Halimi përlotet, tregon për varfërinë në fëmijëri dhe sakrificat e nënës së saj

10/06/2023 17:38
nga:Y I

Linda Halimi ishte e ftuar ekskluzivisht në #Gjesi në T7 ku ka bërë një rrëfim prekës.

Teksa u përgjigj në pyetjet e rubrikës ‘’Leksikoni’’ ajo tha se suksesin dhe karrierën ia dedikon nënës së saj, e cila me probleme shëndetësore bënte gjithçka që Linda të kryente shkollën e muzikës e të arrinte ku është sot.

E përlotur ajo tha se nëna është personi që do ta falënderonte publikisht.