Showtime

Linda Halimi: Kqyrni mirë çka keni me shti n’shpi, e çka jepni mos t’jua nin se vajza për derë të huaj lind

08/26/2021 21:43
nga:L J

Këngëtarja e njohur shqiptare, Linda Halimi, nuk ka lënë pa shprehur shqetësimin e saj mbi ngjarjen e fundit tragjike që ndodhi në Ferizaj.

Ekzekutimi i 18-vjeçares nga partneri i saj ka shokuar mbarë opinionin dhe reagime të shumta kanë ardhur edhe nga këngëtarët e estradës.

Artistja, e cila prej vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka publikuar në InstaStory një deklaratë të bërë nga këshilltarja e Ministrisë së Drejtësisë lidhur me rastin, ku citohet se si është shkaktuar vdekja makabre e viktimës.

Duke rishpërndarë këtë, Linda në mbishkrimin e postimit “thumboi” mentalitetin e vjetër dhe tradicional të familjeve tipike shqiptare.

“Shikoni mirë çfarë keni me fut në shtëpi! A për të dhënë mos t’ja u ndjen. Se vajza për derë të huaj lind”, kanë qenë fjalët e këngëtares nga Vitia.