Kandidatje nga radhët e LDK-së për deputete, Linda Bekteshi ka njoftuar për takimin e radhës në Dobrajë të Madhe të Lipjanit.
Postim i saj:
“Fryma e ndryshimit nuk po lë pjesë të vendit pa prekur, takimi i radhës në Dobraj e Madhe të Lipjanit.
Së bashku me kandidatin për deputet, z. Xhafer Gashi morëm pjesë në këtë tubim, ku u mirëpritëm me mbështetje të fuqishme për vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës.
Falenderuese sa nuk ka më, le të frymojë kjo mbështetje deri në fitoren e madhe, atë të 9 shkurtit”.