Në fshatin e vogël italian Pagliara dei Marsi, në rajonin Abruzzo, u festua lindja e fëmijës së parë pas gati 30 vjetësh.
Lara Bussi Trabucco është fëmija i parë që ka lindur në këtë fshat, ku numri i banorëve është rreth 20, dhe lindja e saj tërhoqi vëmendjen e të gjithë komunitetit lokal.
Ngjarja vjen si një shenjë shprese, por gjithashtu pasqyron krizën demografike që po përballet Italia. Në 2024, vendi regjistroi një nivel rekord të ulët lindjesh – vetëm 369,944, me një mesatare prej 1.18 fëmijësh për grua.
Shkaku i rënies së lindjeve lidhet me pasigurinë ekonomike, emigrimin e të rinjve, mungesën e mbështetjes për nënat punëtore dhe tendencën në rritje të njerëzve që zgjedhin të mos kenë fëmijë, shkruan The Guardian, transmeton Dukagjini.
Prindërit e Larës, Cinzia Trabucco dhe Paolo Bussi, përfituan nga bonusi i qeverisë italiane prej 1,000 eurosh dhe pagesa mujore për fëmijë prej rreth 370 eurosh.
Megjithatë, sfida kryesore mbetet kujdesi për fëmijët dhe mungesa e shkollave, pasi shumë institucione arsimore janë mbyllur për shkak të rënies së lindjeve.
Ngjarja në Pagliara dei Marsi është simbolike për të gjithë Italinë, duke pasqyruar problemet e popullsisë që plaket dhe nevojën urgjente për reforma sociale dhe ekonomike për të mbështetur familjet e reja.


