Sporti

Lincoln Red Imps – Ballkani, UEFA ia beson ndeshjen gjyqtarëve nga Norvegjia

08/15/2023 14:48
nga:L J

Skuadra e Lincoln Red Imps e pret të enjten Ballkanin në Gjilbratar.

Kampionët e Kosovës fituan ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Conference Legaue në Prishtinë me rezultatin 2-0, teksa pasnesër do luajnë ndeshjen e kthimit në Gjilbratar nga ora 18:00, shkruan GazetaBlic Sport.

Para ndeshjes, UEFA ka deleguar gjyqtarët e këtij dueli.

Kristoffer Hagenes nga Norvegjia do jetë gjyqtar kryesor, teksa ndihmësit e tij janë: Anders Olav Dale dhe Øystein Ytterland.

Gjyqtari i katërt i takimit do jetë Daniel Higraff.

/GazetaBlic Sport