Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, theksoi se për një Kosovë fituese janë të nevojshme veprat konkrete, duke përmendur shtëpinë e shëndetit “Shpëtim Robaj” në Malishevë si një shembull të suksesit, raporton GazetaBlic.
Ai foli për përmirësimin e infrastrukturës në këtë qendër shëndetësore nga qeverisja komunale dhe shërbimet cilësore për qytetarët.
Limaj shtoi se pas fitores në zgjedhjet e 9 shkurtit, do të punohet për zhvillimin e shëndetësisë në të gjitha nivelet, duke i dhënë prioritet trajtimit të saj nga shteti.
E plotë:
Për Kosovën fituese duhen veçVEPRA, dhe njëra nga veprat e NISMA-së është edhe shtëpia e shëndetit “Shpëtim Robaj”!
Në Malishevë, për një bashkëbisedim të mirëfilltë me personelin e kësaj qendre, e cila, me infrastrukturën e përmirësuar nga qeverisja komunale, dhe për ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve, tashmë është bërë shembull për gjithë Kosovën.
Me fitoren tonë në zgjedhjet e 9 shkurtit, dhe me kuadrot tona profesionale, shëndetësia në të gjitha nivelet e saj do të preket dhe trajtohet nga dora e shtetit.
#PërKosovënFituese137
#VeçVEPRA