Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëherit kandidat për deputet, Fatmir Limaj, ka thënë se prodhuesit vendorë janë baza e forcimit të shtetit.
Ai ka njoftuar se sot ka vizituar fabrikën e prodhimit të dyerve dhe dritareve në Ferizaj.
“Sot, bashkë me bashkëpunëtorët, vizitova fabrikën e prodhimit të dyerëve dhe dritareve në Ferizaj, ku nga afër u njoftova me sfidat dhe problemet me të cilat përballen në vazhdimësi.”
Limaj ka thënë se qeverisja aktuale nuk i sheh bizneset vendore si pjesë përbërëse të zhvillimit dhe forcimit të shtetit.
“Për fat të keq, qeverisja aktuale bizneset vendore nuk i sheh si pjesë përbërëse të zhvillimit dhe forcimit të shtetit. Prandaj, 9 shkurti është dita e koalicionit për Kosovën fituese, veçVEPRA. Fuqizimi i prodhuesve vendorë ofron zhvillim, mirëqenie dhe avancim. Prandaj, ne zotohemi se prodhuesit vendorë do të jenë në fokus për ngritjen e kapaciteteve prodhuese.”