Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar gjatë ditës së sotme shtabin zgjedhor të kryeqytetit.
Limaj tha se qytetarët e Prishtinës sot më së paku janë të përfaqësuar nga partitë politike të cilat sipas Limajt përmes mashtrimit kanë arritur të marrin besimin e qytetarëve dhe kryeqytetin e kanë lënë në bllokadë totale.
“Më shumë se kurrë kemi nevojë për rikthimin e votuesit racional që e bënë krahasimin dhe dallimin përmes veprave të ofruara, e jo përrallave boshe.Hyrje-daljet e Prishtinës, rrethrrotullimi i madh, zgjerimi i rrugës drejt airoportit dhe Lipjanit, kyqjet e unazes se jashtme, mbesin projektet qendrore të Prishtinës së pasluftes, projekte këto të realizuara nga ne” shkruan Limaj raporton “Gazeta Blic”.
Postimi i plotë:
Në Prishtinë, takuam shtabin zgjedhor të Kryeqytetit të rreshtuar në #veçVEPRA.
Qytetarët e Prishtinës sot më së paku janë të përfaqësuar nga partitë politike të cilat përmes mashtrimit kanë arritur të marrin besimin e qytetarëve dhe kryeqytetin e kanë lënë në bllokadë totale.
Më shumë se kurrë kemi nevojë për rikthimin e votuesit racional që e bënë krahasimin dhe dallimin përmes veprave të ofruara, e jo përrallave boshe.
Hyrje-daljet e Prishtinës, rrethrrotullimi i madh, zgjerimi i rrugës drejt airoportit dhe Lipjanit, kyqjet e unazes se jashtme, mbesin projektet qendrore të
Prishtinës së pasluftes, projekte këto të realizuara nga ne.
Andaj, qytetaret e Prishtinës me 9 Shkurt e ka mundësinë që të vendosin #përKosovënFituese !