Lajme

Limaj: Vushtrria në mbështetje të Kosovës fituese, veç VEPRA!

01/24/2025 19:58
nga:Gazeta Blic

Lideri i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj bashkë me partnerët e koalicionit, kanë vazhduar fushatën elektorale.

Ai ka shkruar se Vushtrria ka mbështetur koalicionin për Kosovën fituese.

Postimi i plotë:

Vushtrria në mbështetje të Kosovës fituese, veçVEPRA!

Dashuria për vendin nuk matet me fjalë të thëna në ajër, por me vepra konkrete. Nuk mjaftojnë zhurma dhe britmat, por duhen projekte të mëdha, që e ndërtojnë të ardhmen.

Ata që premtuan ulje të çmimit të shportës familjare dhe reduktimin e çmimit të energjisë elektrike, nuk kanë arritur asnjë rezultat konkret. Ata nuk kanë sjellë ndryshim të vërtetë. Ndërkohë, me koalicionin për një Kosovë fituese, do të kemi siguri më shumë, një ekonomi stabile dhe një arsim cilësor, i cili është bazë për zhvillim afatgjatë.

Kosova ka nevojë për veprime të qarta, për liderë që angazhohen për punë të vështira dhe për projekte që do të ndihmojnë çdo qytetar të Kosovës, vetëm kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë.