Lajme

Limaj viziton nënën e dëshmorit Muhamet Muharremi: Takim me emocione të veçanta dhe të papërshkrueshme

10/05/2025 20:00
nga:G B

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka vizituar sot nënën e dëshmorit Muhamet Muharremi zonja Bedrije Muharremi, mbesa e së cilës është kandidate për kuvend komunal në listën e NISMA Socialdemokrate, Arianita Muharremi, raporton Gazeta Blic.

“Takimet me nënat e dëshmorëve janë gjithmonë emocione të veçanta dhe të papërshkrueshme. Ato janë shtylla të pathyeshme të qëndresës sonë kombëtare, themeltare të lirisë. Në sytë dhe zemrat e tyre ruhet historia më e pastër e sakrificës për atdhe”, ka shkruar ai.

Postimi i tij i plotë:

Sot në fshatin Drobesh të Vitisë pata nderin të jem në vizitë tek nëna e dëshmorit Muhamet Muharremi zonja Bedrije Muharremi, mbesa e së cilës është kandidate për kuvend komunal në listën e NISMA Socialdemokrate, Arianita Muharremi.

Takimet me nënat e dëshmorëve janë gjithmonë emocione të veçanta dhe të papërshkrueshme. Ato janë shtylla të pathyeshme të qëndresës sonë kombëtare, themeltare të lirisë. Në sytë dhe zemrat e tyre ruhet historia më e pastër e sakrificës për atdhe. Çdo fjalë e tyre është mësim, çdo përqafim mbush shpirtin me mall e krenari. Faleminderit nënës Bedrije për mikpritjen, qëndresën dhe përkushtimin jetësor ndaj kujtimit të birit të saj dhe të gjithë dëshmorëve të kombit. Lavdi e përjetshme për dëshmorin Muhamet Muharremaj! Nderim dhe respekt i pafund për të gjitha nënat e dëshmorëve heroinat e gjalla të këtij kombi!