Lajme

Limaj uron Ramën për fitoren: Kosova dhe Shqipëria janë të lidhura thellësisht nga historia dhe vizioni i përbashkët

05/14/2025 18:52
nga:Genita C

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka uruar Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste për fitoren në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, raporton GazetaBlic.

Ai e ka cilësuar rezultatin si dëshmi të mbështetjes së qytetarëve dhe përgjegjësi për forcimin e stabilitetit dhe rrugës euroatlantike të vendit.

Limaj theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes Kosovës dhe Shqipërisë për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve.