Kreu i NISMA-s Fatmir Limaj, ka uruar Malishevën për fitoren, duke thënë se ka marrë mbi 40% të votave aty, duke theksuar krenarinë e tij për vendlindjen, raporton GazetaBlic.
Ai vlerësoi qytetarët e Malishevës për mbështetje të vazhdueshme ndaj punës dhe veprave të mira, duke shtuar se fitorja e NISMA-s është një reflektim i qytetarisë të ndershme.
Limaj falënderoi të gjithë qytetarët e Kosovës që mbështetën partinë e tij në këto zgjedhje.
E plotë:
Urime Malishevë për fitoren e madhe me mbi 40% të votave, në bazë të rezultateve fillestare.
Jam krenar me vendlindjen time, me bashkëvendësit e mi, që sot e dëshmuan edhe njëherë se janë shembull i një qytetarie që nuk mashtrohet, por, përkundrazi i japin mbështetje njerëzve që punojnë e bëjnë vepra të mira për Malishevën e tërë Kosovën.
Ne fituam bindshëm në Malishevë sepse Malisheva qeveriset nga NISMA Socialdemokrate.
Faleminderit nga zemra Malisheva ime! Faleminderit nga zemra secilit qytetarë të Kosovës që na votuan sot.
FL