Lajme

Limaj tubim me mërgatën në Zvicër: Morëm përkrahje për sfidat që e presin vendin

11/09/2024 16:49
nga:Sh R

Kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, turnin e takimeve e vazhdoi në Fribourg të Zvicrës, ku takoi qindra mërgimtarë që jetojnë dhe veprojnë atje.

Limaj tregon se së bashku biseduan dhe u pajtuan që Kosova më shumë se kurrë ka nevojë për të përfaqsues të dëshmuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka shkruar se në këtë takim me mërgatën, kanë marrë përkrahje për sfidat që e presin vendin dhe se është zotuar që NISMA në Parlament do të jetë një zë i fortë për diasporën.

Postimi i plotë.

Nga Zvicra e bashkëatdhetarëve që asnjëherë nuk e ndalën angazhimin për liri e shtet!

Turin e takimeve e vazhduam në Fribourg, ku së bashku me bashkëpunëtorë patëm knaqësinë të takojmë e të çmallemi me qindra mërgimtarë që jetojnë e veprojnë në Zvicër.🇨🇭

Patëm rastin të kujtojmë të kaluarën e përbashkët të aktivitetit ilegal, të diskutojmë për të tashmen e brishtë të Kosovës dhe të planifikojmë veprimet tona të së ardhmes, ku u pajtuam se më shumë se kurrë Kosova ka nevojë për përfaqësues të dëshmuar në zgjedhjet e 9 Shkurtit.🇽🇰🗳️

Nga bashkëatdhetarët tanë morëm mbështetjen e plotë për sfidat që na presin, derisa ne u zotuam se NISMA në Parlament gjithmonë do të jetë zë i fortë për diasporën tonë.🤝

Falenderim i veçantë e mirënjohje për secilin që ndanë kohën e tyre të çmuar për të qenë sot me ne!