Lajme

Limaj thotë se ska pranuar ftesë nga Presidentja për takim konsultativ

05/13/2025 10:18
nga:Sh R

Kreu i NISMA-së, Fatmir Limaj ka deklaruar se aktualisht nuk ka pranuar asnjë ftesë nga Presidentja, Vjosa Osmani për takim konsultativ lidhur me gjendjen aktuale.

“Skam marrë ende asnjë ftesë nga presidentja”, tha Limaj.

Ai deklaroi se nëse do të merrte ftesë, “normalisht se do ti përgjigjej pozitivisht”.

“kemi disa propozime nëse do të kishte ftesë nga Osmani. Por fillimisht duhet të rishikohet arsyejet se pse po ftohemi pastaj do të japim disa sygjerime”, shtoi ai.