Lajme

Limaj takon Gucatin: NISMA do të japë kontributin e saj për përmirësimin e kushteve të veteranëve

04/24/2025 16:31
nga:G B

Kryetari i NISMA, Fatmir Limaj ka takuar atë të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati.

Gjatë këtij takimi, Limaj thotë se biseduan për sfidat që kjo organizatë po përballet.

Limaj tutje potencon se do të mbetet e përkushtuar që në çdo kohë të japë kontributin e saj për përmirësimin e kushteve të kësaj kategorie.

Postimi i plotë:

Sot takova Kryetarin e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, z. Hysni Gucati, së bashku me bashkëpunëtorët e tij!

Gjatë këtij takimi diskutuam për sfidat dhe nevojat që vazhdojnë të përballin organizatat e dala nga lufta, si dhe për mundësitë e bashkëpunimit për t’i adresuar ato në mënyrë të dinjitetshme.

NISMA Socialdemokrate mbetet e përkushtuar që në çdo kohë të japë kontributin e saj për përmirësimin e kushteve dhe avancimin e të drejtave të veteranëve dhe të gjitha organizatave të dala nga lufta për liri.