Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj është takuar sot me ambasadorin suedez, Jonas ëesterlund, raporton GazetaBlic.
Limaj përmes një shkrimi në “Facebook” thotë se me Westerlund biseduan për situatën politike në Kosovë.
“Ambasadori Westerlund shprehu përkushtimin e Suedisë për mbështetjen e proceseve demokratike dhe përpjekjeve për paqe në Kosovë ndërsa ne theksuam rolin dhe angazhimin tonë për zhvillimin dhe avansimin e Kosovës”, shkruan Limaj.
E plotë:
Sot pata kënaqësinë të pres në takim ambasadorin Suedez🇸🇪, Jonas ëesterlund!
Bashkë diskutuam për situatën aktuale politike në Kosovë. Theksuam rëndësinë e bashkëpunimit dhe dialogut për të siguruar stabilitet dhe zhvillim në rajon. Ambasadori Westerlund shprehu përkushtimin e Suedisë për mbështetjen e proceseve demokratike dhe përpjekjeve për paqe në Kosovë ndërsa ne theksuam rolin dhe angazhimin tonë për zhvillimin dhe avansimin e Kosovës.


