Lajme

Limaj shkon në zonën industriale në Suharekë: Qeveria i la pas dore bizneset, kjo është shqetësuese

01/14/2025 16:26
nga:Sh R

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka vizituar sot gjatë ditës biznese në zonën industriale në Suharekë, për të cilat ka thënë se janë shembuj të suksesit dhe mundësive që ofron Kosova për investime dhe zhvillim ekonomik.

Tutje, Limaj ka deklaruar se gjatë katër viteve të fundit, qeveria aktuale i ka lënë pas dore bizneset duke i harruar e neglizhuar ato.

‘’Qeveria ka dështuar t’i mbështesë, duke penguar zhvillimin dhe rritjen e tyre, madje ka krijuar një atmosferë të pasigurisë për shumë sipërmarrës dhe ka bllokuar potencialin për krijimin e mundësive të reja pune dhe zhvillim ekonomik’’, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Zona industriale në Suharekë është një nga veprat e qeverisjes së NISMA-s, e cila ka ngritur kapacitetet dhe zhvillimin ekonomik!

Sot vizitova një biznes prodhues i pijeve dhe fabrikën e prodhimit të dyerve dhe dritareve nga alumini.

Këto biznese janë shembuj të suksesit dhe mundësive që ofron Kosova për investime dhe zhvillim ekonomik, megjithatë, është shqetësuese të shohim se në katër vitet e fundit, bizneset në Kosovë janë lënë pas dore, të harruara dhe të neglizhuara nga qeverisja aktuale.

Qeveria ka dështuar t’i mbështesë, duke penguar zhvillimin dhe rritjen e tyre, madje ka krijuar një atmosferë të pasigurisë për shumë sipërmarrës dhe ka bllokuar potencialin për krijimin e mundësive të reja pune dhe zhvillim ekonomik.

Nisma Socialdemokrate dhe unë personalisht angazhohemi të jemi zëri i biznesit dhe të punojmë për krijimin e kushteve të përshtatshme për zhvillimin dhe rritjen e tij.

Ne do të luftojmë për mbështetje të vërtetë dhe për një politikë që i jep hapësirë dhe mundësi çdo biznesi që kontribuon në ekonominë e vendit.