Kandidati i AAK-Nisma për deputet, Fatmir Limaj, ka thënë se Rahoveci është për Kosovën fituese, veçVEPRA, koalicion ky që garanton siguri, anëtarësim në NATO, pavarësim energjetik dhe zhvillim ekonomik, raporton Gazeta Blic.
“Kosova ka nevojë për bashkim. Ne refuzojmë përçarjen dhe shpifjen, duam punë dhe angazhim për të përmirësuar mirëqenien qytetare, dhe koalicioni për Kosovën fituese është rruga më e mirë për vendin”, ka shkruar Limaj.
Postimi i tij i plotë:
Rahoveci për Kosovën fituese, veçVEPRA!
Entuziazëm dhe frymë fituese në Rahovec për koalicionin tonë që ngërthen në vete atdhedashuri, vizion dhe shpresë për zhvillim e prosperitet.
Qytetarët e Rahovecit janë rreshtuar fuqishëm rreth koalicionit për Kosovën fituese, veçVEPRA, koalicion ky që garanton siguri, antarësim në NATO, pavarsim energjetik dhe zhvillim ekonomik.
Kosova ka nevojë për bashkim. Ne refuzojmë përçarjen dhe shpifjen, duam punë dhe angazhim për të përmirësuar mirëqenien qytetare, dhe koalicioni për Kosovën fituese është rruga më e mirë për vendin.