Lajme

Limaj: Qindra e mijëra njerëz po rreshtohen krah Nisma-s, do t’a qajmë rrethimin siç kemi bërë në bjeshkët e Berishës!

12/17/2025 13:53
nga:Y I

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar se është një grup që nuk dëshiron që ky subjekt politik të jetë në Kuvend.

Limaj iu përgjigj duke thënë se ata ‘rrethin në Prishtinë nuk munden t’ia bëjnë’ pasi ka disa burra e gra e qindra qytetarë që po rreshtohen përditë krah tij.

“Qytetarët tashmë e kanë kuptuar se është një grup këtu që po ia ‘zejmë ditën’ me shpresën se ndoshta nuk shkon në Kuvend hiq e mos t’a kemi në Parlament, ‘t’ua qesim rrethin’. Unë veç iu përgjigjem…’rrethim ju në Prishtinë nuk mundemi me më bë’ s’e kam do burra e gra, kam do kontribute për këtë vend, i kam shërby këtij vendi. Kam do qindra-mijëra njerëz që më besojnë e që po rreshtohen përditë e që kemi me e qa këtë rrethim siç e kam qa rrethimin në bjeshkët e Berishës. Unë jam rrethu shpeshherë në jetën time por me shumë bashkëluftëtarë, me besim të plotë, e ajo që është më e rëndësishme në rrugën e drejtë të zotit e me besim dhe vendosmëri i kemi qa rrethimet” tha kryetari i Nisma-s, Fatmir Limaj në Politiko raporton “Gazeta Blic”.