Kandidati për deputet, Fatmir Limaj, ka shpalosur në Podujevë programin fitues për vitin 2025, raporton Gazeta Blic.
Ai ka thënë se si në gjithë Kosovën, dhe në Podujevë qytetarët e kësaj zone përballen me sfida të ndryshme ditore, dhe sidomos problemi i pazgjidhur i rrugës Prishtinë-Podujevë.
“Podujeva është afër listës fituese, sepse është koha për vepra, dhe lista jonë është veçVEPRA”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Postimi i tij i plotë:
Sot në shtabin zgjedhor të NISMA-së në Podujevë shpalosëm programin fitues për vitin 2025!
Sikurse në gjithë Kosovën, edhe në Podujevë qytetarët e kësaj zone përballen me sfida të ndryshme ditore, dhe sidomos problemi i pazgjidhur i rrugës Prishtinë-Podujevë.
Kjo pengesë, përveç se vështirëson jetën e qytetarëve të Podujevës, shkakton dëme të mëdha edhe te bizneset e këtij qyteti.
Podujeva është afër listës fituese, sepse është koha për vepra, dhe lista jonë është veçVEPRA.