“Sot, 22 vjet më parë në Kosharen heroike u zhvillua beteja ndër më të lavdishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve”
Kështu e nis shkrimin e tij në Facebook kryetari i NismaSocialdemokarte, Fatmir Limaj,
Limaj thekson se populli ynë sot e kujton me nder e krenari këtë betejë në Koshare, ku ushtarët tanë, të rreshtuar në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, i dhanë goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë
Postimi i plotë:
“Sot, 22 vjet më parë në Kosharen heroike u zhvillua beteja ndër më të lavdishmet të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila kulmoi me thyerjen e kufirit i cili dhunshëm ishte vendosur mes shqiptarëve.
Populli ynë sot e kujton me nder e krenari këtë betejë në Koshare, ku ushtarët tanë, të rreshtuar në Brigadën 138 “Agim Ramadani”, i dhanë goditjen finale forcave okupuese serbe në Kosovë.
Ne, sot e gjithmonë, me respekt e nderim do të kujtojmë burrat, gratë dhe të gjithë ata që tashmë nuk janë në mesin tonë.
Lavdi e përulje për të gjithë ata që ranë për lirinë e Kosovës.” FL


