Lajme

Limaj për VV-në: Dje thoshin se marrëveshje me NATO-n është tradhti, sot e lusin KFOR-in e Eulex-in për intervenim në veri

12/22/2022 22:19
nga:G B

Kryetari i Partisë NISMASociademokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje, e kishte quajtur tradhti, zotimin e ish-kryeministrit, Hashim Thaçi, ndaj KFOR-it se FSK-ja nuk do të shkojë në Veri të Kosovës pa koordinim me ta.

“Rezoluta 1244 mund të kthehet në një vend ku nuk është i qeverishme, këta janë duke i bërë lutje EULEX-it  edhe KFOR-it këta që dje thoshin nënshkrimin me NATO-n është tradhti, kush është KFOR-i kush është  EULEX-i”, ka thënë Limaj.

Limaj, ka thënë se për të situata është alarmante pasi KFOR-i nuk është duke i larguar barrikadat që 12 ditë.

“Apo e sheh që nuk mund të bësh çfarë të duash, apo sheh që logjika e Koresë së Veriut nuk funksionon këtu sepse këtë që kemi ndërtuar e kemi ndërtuar së bashku edhe këto veprime, bashkëbisedohen, sepse vendimi verifikohet dikun e konsultohet me do miq”, ka deklaruar Limaj.

“Kosova e ka një organizatë ndërkombëtare ushtarake e quajtur NATO që e siguron territorin e Kosovës , që na ka ndihmuar që të çlirohemi dhe është partner i yni edhe askush nuk mundet që të marrë vendime pa e konsultuar e mirë informuar e pa arsyetuar vendimin tënd para partnerëve tua”, ka thekuar Limaj.

Sipas tij qeveria ka bërë aventura aventura ka gjetur sepse KFOR-i nuk është duke i dalë në ndihëm për situatën në katër komunat veriore të Kosovës.