Lajme

Limaj për kohën në Hagë: Avokatin që ma caktoi Gjykata, sot i ka ngritur aktakuzë Putinit

04/06/2023 20:50
nga:Genita C

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmi Limaj duke folur për gjykimin e tij ka deklaruar se tash po bëhen 20 vite nga koha që ai ka qenë në Hagë.

“Unë nuk kam ditur as ku po shkoj, shkuarja jonë atje në mesin e atyre që kanë bërë krime e masakra të panumërta ka qenë e vështirë”, tha Limaj.

Kam pas mendu që brenda dy jave kanë me e kuptu që jemi të pafajshëm dhe do të më lirojnë. 9 muaj nuk kam pasur as vokat. Ai tha avokati i tij që iu caktua nga Gjykata sot i ka ngritur aktakuzë Putinit.

Ai tha se ajo çka po shohim tash as në ëndërr nuk e kam mendu.

“Jam i lumtur që gjyqi im po i shërben sot mbrojtjes për të akuzuarit sot në Hagë”, tha Limaj në Politiko.