Koalicionin me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kryetari i Nismës Socialdemokrate Fatmir Limaj, e ka cilësuar si “bashkim të forcave për qëllime patriotike”.
Para mërgatës në Augsburg të Gjermanisë, Limaj në një intervistë në ‘Politiko’ ka thënë se me AAK-në i kanë qëllimet e qarta për Kosovën.
“Janë bashku forcat patriotike. Janë bashkuar me qëllime të qarta dhe të mira, Kosova gjithmonë ka me fitu”, ka thënë Limaj para mërgatës.
Ai ka theksuar se do të vazhdojnë të punojnë drejt objektivave të tyre.
“Ne të bashkuar do të vazhdojmë të punojmë bashkë për të zhvilluar një familje të madhe patriotike, burra e gra të Kosovës, intektualë për të shkuar drejt një objektivi, të cilin besoj do ta shpalosë kryeministri objektivat tona të përbashkëta”, ka thënë Limaj.