Lajme

Limaj pas takimit me qyetarët e Shterpcës: Do fillojmë projekte të rëndësishme të turizmit, blegtorisë e bujqësisë

01/22/2025 18:21
nga:Lorik J

Kryetari i NISMA-s, Fatmir Limaj pas takimit me qyetarët e Shterpcës ka theksuar se do fillojnë projekte të rëndësishme të turizmit, blegtorisë e bujqësisë, për ta ndaluar shpërnguljen nga kjo zonë e çmuar e vendit.

Limaj thotë se qytetarët e kësaj zone janë të harruar nga qeverisja aktuale, shkruan GazetaBlic.

Më poshtë keni postimin e plotë të Limajt:

“Bashkëbisedim me qytetarët e Shterpcës!

Qytetarët e kësaj pjese të vendit janë harruar plotësisht nga qeverisja aktuale. Problemet me të cilat përballen çdo ditë po e vështirësojnë jetën e tyre, ndërsa mungesa e shpeshtë e energjisë elektrike vetëm sa e rëndon këtë gjendje.

Sikur dikur, kur dhamë kontributin tonë në rregullimin e infrastrukturës duke ju lehtësuar qarkullimin dhe lidhjen me qytetet e tjera, sot investimi në këtë zonë është një interes strategjik për Kosovën, ne do të fillojmë projekte të rëndësisë së veçantë për këtë zonë, si turizmi, blegtoria dhe bujqësia, për ta ndaluar shpërnguljen nga kjo zonë e çmuar e vendit”, shkruan Limaj.

/GazetaBlic