Lajme

Limaj: Opozita po fle, Kosova ka marrë një drejtim, kush se di kah po shkon

09/22/2022 20:45
nga:G C

Fatmir Limaj – Lideri i Nismas, ka thënë se opozita nuk po reagon ndaj gabimeve të qeverisë.

Sipas tij, opozita po fle, e shteti i Kosovës e ka marrë një drejtim që askush nuk po e di se kah po shkon.

“Opozita ka zgjedhë me ndejt ashtu, e ky gabon. Një opozitë parlamentare e cila është në vagonin e gjumit edhe po gërhet, treni i quajtur Kosovë, ka marrë një drejtim kush se di kah po shkon, ata po flejnë, kështu e ke opozitën parlamentare tash”, ka thënë ai në Politiko.