Lajme

Limaj njofton për kandidaturën e Isni Kilajt për deputet me NISMËN: Bashkëluftëtar i orëve të para, figurë e dëshmuar

11/22/2024 19:30
nga:Sh R

Nisma Socialdemokratke ka prezantuar kandidatin e tyre për deputetë, Isni Kilajn.

Lideri i Nismës, Fatmi Limaj ka thënë se Kilaj ishte bashkëluftër e bashkëpunëtor I etapave të sakrificës.

“Isniu është një ekonomist i diplomuar dhe ka një karrierë të pasur në shërbim të vendit. Ai ka qenë bashkëthemelues dhe komandant i njësitit të orëve të para të UÇK-së, njësiti “Lumi”, angazhim që dëshmon përkushtimin e tij ndaj zhvillimit dhe sigurisë së Kosovës.

Pas luftës, ai ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Isniu ka shërbyer edhe si Shef Ekzekutiv në qeverinë komunale dhe ka dy mandate si Kryetar i Komunës së Malishevës (2007-2013). Përveç angazhimit të tij në nivelin lokal, Isniu ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës.

Me këtë përvojë të gjerë dhe një angazhim të palodhur për zhvillimin e vendit, ai është i gatshëm të vazhdojë të kontribuojë për të mirën e përgjithshme, duke sjellë vlera në Kuvendin e Kosovës”.

Limaj shtoi se “rikthimi i fuqishëm i NISMA-s në Parlament është i garantuar me koalicionet e ndërtuara dhe bashkëngjitjen e figurave të dëshmuara si Isniu”.

Postimi i plotë:

Kam kënaqësinë t’ju prezantoj me kandidatin tonë për deputet, bashkëluftëtarin dhe bashkëpunëtorin e etapave të sakrificës, z. Isni Kilaj.

Isniu është një ekonomist i diplomuar dhe ka një karrierë të pasur në shërbim të vendit. Ai ka qenë bashkëthemelues dhe komandant i njësitit të orëve të para të UÇK-së, njësiti “Lumi”, angazhim që dëshmon përkushtimin e tij ndaj zhvillimit dhe sigurisë së Kosovës.

Pas luftës, ai ka mbajtur pozita të rëndësishme si nënkryetar i Komunës dhe Drejtor për Ekonomi dhe Financa. Isniu ka shërbyer edhe si Shef Ekzekutiv në qeverinë komunale dhe ka dy mandate si Kryetar i Komunës së Malishevës (2007-2013).

Përveç angazhimit të tij në nivelin lokal, Isniu ka qenë Zëvendës Ministër i Buxhetit dhe Financave, si dhe Zëvendës Ministër në Ministrinë e Diasporës.

Me këtë përvojë të gjerë dhe një angazhim të palodhur për zhvillimin e vendit, ai është i gatshëm të vazhdojë të kontribuojë për të mirën e përgjithshme, duke sjellë vlera në Kuvendin e Kosovës.

Rikthimi i fuqishëm i NISMA-s në Parlament është i garantuar me koalicionet e ndërtuara dhe bashkëngjitjen e figurave të dëshmuara si Isniu!

Urime dhe suksese të përbashkëta!