Lajme

Limaj: Nisma Socialdemokrate garancia për qeverisje të përgjegjshme në Rahovec

10/02/2025 18:04
nga:Genita C

Sot, Fatmir Limaj së bashku me bartësin e listës, Xhevdet Krasniqin, zhvilluan takim me shtabin zgjedhor të NISMA Socialdemokrate në Rahovec, raporton GazetaBlic.

Limaj theksoi se Rahoveci ka nevojë për njerëz punëtorë dhe me dëshirë për të rikthyer dinjitetin e punëtorit, vreshtarit dhe bujkut.

Ai siguroi se lista e NISMA Socialdemokrate do të qeverisë me përgjegjësi dhe transparencë, duke vënë qytetarin në qendër të vendimmarrjes dhe duke qenë zëri i halleve të tyre.