Lajme

Limaj nga Jezerci i Ferizajt: Morëm mbështetje të jashtëzakonshme

12/17/2024 21:48
nga:Sh R

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka vizituar Jezercin e Ferizajt, ku tregon se atje kanë marrë një mbështetje të jashtëzakonshme, raporton GazetaBlic.

Limaj thotë se qytetarët e Ferizajt janë rreshtuar fuqishëm rreth NISMA-së për një Kosovë fituese, ku thekson se e kemi obligim që ta kthejmë Kosovën në rrugën e drejtë.

Postimi i plotë:

Në Jezerc të Ferizajt morëm mbështetje të jashtëzakonshme për NISMA Socialdemokrate!

Qytetarët e Ferizajt janë rreshtuar fuqishëm rreth NISMA-së dhe listës tonë për një Kosovë fituese, që është veçVEPRA, prandaj ne e kemi obligim nga e kaluara jonë, familja, dhe tradita, që ta kthejmë Kosovën në rrugën e drejtë.

Sot, më shumë se dje, jemi bashkuar për të mirën e Kosovës, duke u zotuar se zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, siguria dhe pavarësimi energjetik janë detyrë e jonë në mandatin e ardhshëm.

#veçVEPRA

#NISMASocialdemokrate