Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, gjatë një takimi me qytetarët e Fushë Kosovës, theksoi mbështetje masive për koalicionin “Kosova fituese, veçVEPRA 137”, raporton GazetaBlic.
Ai nënvizoi entuziazmin dhe mikpritjen e qytetarëve, të cilët, sipas tij, janë të gatshëm për ndryshimin që sjell ky koalicion.
Limaj kritikoi qeverisjen aktuale për bllokimin e zhvillimit ekonomik, duke theksuar se Fushë Kosova, një qytet me potencial të madh, ka hasur vështirësi dhe është injoruar nga qeveria.
Ai premtoi se në qeverisjen e ardhshme do të rikthehet shpresa dhe do të trajtohen meritorisht bizneset dhe ndërmarrjet publike.