Fatmir Limaj, kandidat për deputet, ka thënë se sot Suhareka e nesër Kosova do të bashkohen për fitoren e vendit, raporton Gazeta Blic.
Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se “në Suharekë u konfirmua fitorja jonë, me entuziazëm dhe vullnet, qytetarët e Suharekës po përqafojnë programin tonë për një Kosovë fituese, veçVEPRA, për antarësim në NATO, pavarsim energjetik dhe zhvillim ekonomik.”
Postimi i tij i plotë:
Sot, Suhareka, nesër Kosova do të bashkohen për fitoren e vendit!
Në Suharekë u konfirmua fitorja jonë, me entuziazëm dhe vullnet, qytetarët e Suharekës po përqafojnë programin tonë për një Kosovë fituese, veçVEPRA, për antarësim në NATO, pavarsim energjetik dhe zhvillim ekonomik.
Të harruar e injoruar nga qeveria, qytetarët e Suharekës dhe të Kosovës kanë nevojë për projekte të mëdha që e çojnë vendin në rrugën e zhvillimit dhe avansimit, aty ku çdo qytetar do të ndihet pjesë përbërëse e zhvillimit të vendit.
#AAKNISMA137
#VeçVEPRA