Lajme

Limaj në Shtime: Zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe siguria janë misioni i Nismës

12/05/2024 21:44
nga:G B

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka mbajtur takim me strukturat udhëheqëse në Shtime, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia dhe përkushtimi për siguri janë mision i Nismës.

Postimi i tij i plotë:

Sonte ishim në Shtime, ku takuam strukturën udhëheqëse të NISMA-së.

Zhvillimi ekonomik, arsimi, shëndetësia, si dhe përkushtimi ynë për siguri janë misioni i NISMA-së. #veçVEPRA mund ta rikthejë fuqishëm Kosovën në një vend të zhvilluar dhe me perspektivë europiane.

E kaluara jonë është #veçVEPRA, dhe vetëm veprat garantojnë për të ardhmen e vendit tonë.

#veçVEPRA

#NISMASocialdemokrate