Kryetari i NISMA Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka qëndruar në Odën e Karadakut, ku thotë se ishte në mes miqve dhe bashkëluftëtarëve.
Limaj thotë se aty ndjehu një krenari të veçantë për të kaluarën, por edhe për të ardhmen e Kosovës.
AI ka thënë se me bashkëluftarët e UÇK-së sot I bashkon ideali për një Kosovë të sigurt dhe me një të ardhme euroatlantike.
“Të takosh bashkëluftëtarë të UÇK-së, është një nder i madh, dikur ideali për lirinë, ishte gjithçka që na udhëhoqi nëpër luftë, përpjekje dhe sakrifica. Sot, na bashkon ideali për një Kosovë të sigurt dhe me një të ardhme euroatlantike. Ky angazhim nuk është vetëm i bashkëluftëtarëve të UÇK-së, por i çdo qytetari të Kosovës që beson në një të ardhme të ndritur. Faleminderit miqve, bashkëluftëtarëve dhe të gjithë atyre që kanë kontribuar dhe vazhdojnë të kontribuojnë për Kosovën fituese”, ka thënë Limaj.