Lajme

Limaj në Bjeshkët e Berishës: Me bashkëluftëtarë e mërgimtarë do ta çajmë rrethimin

12/24/2025 16:16
nga:Genita C

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka takuar bashkëluftëtarë e mërgimtarë në Bjeshkët e Berishës.

Në një video të postuar nga vetë ai në Facebook, Limaj thotë se këta ia konfirmuan vendosmërinë e gatishmërinë “për të çarë këtë rrethim së bashku”.

“Me këta bashkëluftëtarë kemi çarë rrethime në Bjeshkët e Berishës, me zemër e shpresë në shpirt”.

“Edhe kësaj here do ta çajmë bashkë, sepse kur jemi një, çdo rrethim bie! 122”, shkroi Limaj.