Kandidati i Nismës Socialdemokrate për kryeministër, Fatmir Limaj, ka marrë mbështetje masive nga mërgata në Malishevë.
Limaj është shfaqur me anë të një video në rrjete sociale, ku shihet i rrethuar me një numër të madh të mbështetësve nga mërgata.
Kandidati i Nismës për kryeministër i ka uruar mirëseardhje mërgatës në Kosovë.
“Mërgata e Malishevës e bashkuar dhe në rresht për ta çarë rrethimin! Mirë se keni ardhur në vendlindje, bashkëatdhetarë”, ka deklaruar Limaj.


