Lajme

Limaj kujton Tahir Sinanin: Krenar që në rrugëtimin tonë për lirinë e vendit përkrah kisha një burrë dhe strateg si ai

07/29/2025 09:26
nga:Genita C

Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, nderoi kujtimin e komandantit të njohur të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tahir Sinani, duke e cilësuar atë si një atdhetar të pashoq dhe luftëtar të paepur për lirinë e Kosovës, raporton GazetaBlic.

Limaj theksoi se Sinani ishte një patriot i madh dhe njohës i shkëlqyer i artit luftarak, i cili dha gjithçka për luftën e UÇK-së.

Ai shprehu krenarinë që kishte përkrah tij në rrugëtimin për lirinë e vendit, duke e cilësuar Sinanin si burrë dhe strateg të pazëvendësueshëm.