Lajme

Limaj kritikon ish – opozitën: Po luftojnë kush do të dal i dyti apo i treti

12/23/2025 22:04
nga:Genita C

Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate ka kritikuar ish – partitë opozitare që nuk arritën të bashkohen për ta ndryshuar qeverisjen.

Limaj ka thënë se paritë opozitare po luftojnë për vendin e dytë dhe të tretë dhe kjo sipas tij është problem.

“Pesë vjet në opozitë çfarë hapa janë bërë me ndryshuar qeverisjen, a ke maksimalizu votën opozitare, në Kosovë është shumicë vota opozitare, sa ke bë përpjekje këtë votë me bë bashkë dhe me ndryshua qeverisjen. Unë besoj që qytetari këto i sheh dhe i vlerëson. Derisa në këtë vendin tonë luftohet kush me kanë i dyti dhe i treti është problem. Situata reale është kjo, jo fontan dëshirash, i shoh angazhimet, përpjekjet”, ka thënë Limaj në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1.

Limaj ka thënë se nuk po sheh fushatë të organizuar të partive tjera, por individuale të deputetëve, ndërsa thotë se kandidatët e partisë së tij janë të lidhur për një kauze dhe jo fatin individual.

“Në listën 122 asnjë nuk e shikojnë interesin e vet, por i kanë besuar një kauze. Nëse i shkoni si po përformojnë të tjerët, unë nuk po shohë një fushatë të organizuar partiake, po shoh fushatë individuale të deputetëve”, ka thënë ai.

Limaj kishte shprehur gatishmëri që për zgjedhjet e 28 dhjetorit të ishte pjesë e listës së PDK-së. Por, ai ka thënë se me këtë parti do të bashkohen në Kuvend.