Kreu i NISMA-s, Fatmir Limaj, ka thënë se Skenderja i tha PO “Koalicionit për Kosovën Fituese137, veçVEPRA”, duke theksuar se bashkimi është forca për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për qytetarët, raporton GazetaBlic.
Limaj theksoi se koalicioni ka ardhur për të mundësuar një Kosovë më të fortë dhe të qëndrueshme, duke kundërshtuar shpifjet dhe përçarjet.
Ai kërkoi angazhim konkret dhe veprime, jo fjalë, për të siguruar zhvillimin e vendit. “VeçVEPRA” është parimi që do të udhëheqë koalicionin në rrugën e përpara.
Postimi i plotë:
Koalicioni për Kosovën Fituese137, veçVEPRA, mori PO në Skenderajin legjendar!
Ky është momenti i duhur për të treguar se bashkimi është forca jonë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët.
Ne nuk bashkohemi për të mundur të tjerët, ne bashkohemi për të fituar Kosova, e kaluara jonë tregon se çdo herë kur jemi të bashkuar, Kosova ka fituar.
Kosova ka nevojë për njerëz racionalë, të urtë dhe me vepra konkrete, jo thjesht fjalë të bukura. E vërteta është se Kosova është në rrezik nga shpifjet dhe përçarjet që po i krijojnë disa.
Ne, si koalicion, jemi bashkuar për ta ndaluar përçarjen dhe për të siguruar një të ardhme të qëndrueshme dhe të zhvilluar për të gjithë.
veçVEPRA është ajo që do të na ndihmojë të ecim përpara, jo fjalët që ndajnë. Prandaj, bashkë për Kosovën fituese, veçVEPRA.