Lajme

Limaj: Koalicioni me AAK nuk dha rezultatin e pritur, partneri ynë u zhgënjye

11/04/2025 23:13
nga:G B

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për marrëdhëniet me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe rolin e partisë së tij në zgjedhjet e fundit.

Ai ka theksuar se Nisma ka qenë një partner i vogël, por me vlerë të shtuar dhe se nuk ka penguar askënd, duke shtuar se analiza e rezultateve mund të hapë rrugë për bashkëpunime të reja.

“Me Aleancën kemi pasur një bashkëpunim pa obligime të ndërsjella. Deshira jonë ka qenë të vazhdojmë koalicionin. Rezultati nuk ishte ai që e prisnim, partneri ynë u zhgënjye, por nuk besoj që ata na kanë penguar, e as ne ata. Partneri i vogël, Nisma, ka qenë një vlerë e shtuar, duke rritur votën e vet. Në të gjitha komunat ku prisnim që partneri ynë të fitonte, ka pasur rënie ose humbje. Nëse bëhet një analizë e përbashkët, mund të gjendet një rrugë për të punuar në diçka tjetër.”, tha Limaj.