Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, iu është drejtuar me një mesazh qytetarëve para zgjedhjeve të ditës së nesërme.
Limaj i ka falenderuar të gjithë për përkrahjen dhe që i janë përgjigjur thirrjes për ‘të çarë rrethimin’.
“Tani jemi në mbyllje të fushatës, gjatë kësaj kohe jemi takuar e bashkëbiseduar, kam përcjell mesazhet e mia. Ju faleminderit të gjithëve që keni kuptuar e ju jeni përgjigjur thirrjes time ‘ta çajmë rrethimin’. Rrethuar është Kosova, e ardhmja jonë, ne duhet t’a çajmë këtë rrethim për të siguruar të ardhmen tonë. Me Nismën në parlament nuk ka bllokadë, me Nismën në parlament ka një qeverisje ndryshe” tha Limaj në mesazhin drejtuar qytetarëve raporton “Gazeta Blic”.
Video e plotë:


