Lajme

Limaj i bindur: Do ta çajmë rrethimin dhe do të jemi në Kuvend

12/09/2025 14:01
nga:G B

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka publikuar një video të re në llogarinë e tij në Facebook, përmes së cilës u ka drejtuar një mesazh qytetarëve.

Ai tha se, së bashku me qytetarët, do ta “çajnë rrethimin” dhe do të jenë në Kuvend.

“Ju që i jeni përgjigjur thirrjes sime ‘ta çajmë rrethimin’, ju faleminderit shumë. Së bashku do ta çajmë rrethimin dhe do të jemi në Kuvend”, u shpreh Limaj nga vetura.