Lajme

Limaj falënderon Drenocin e Malishevës: Qytetarët janë rreshtuar fuqishëm për Nismën Socialdemokrate

01/13/2025 22:05
nga:G B

Kandidati për deputet nga AAK-Nisma, Fatmir Limaj, ka falënderuar Drenocin e Malishevës për mbështetjen e jashtëzakonshme, raporton Gazeta Blic.

Ai ka thënë se qytetarët janë rreshtuar fuqishëm për NISMA Socialdemokrate.

Postimi i tij i plotë:

Ditën po e mbyll në Drenoc të Malishevës, duke falenderuar nga zemra të gjithë qytetarët për mbështetjen e jashtëzakonshme!

Bashkë me kandidaten për deputete Arbreshë Krasniqi, ishim në Drenoc, ku qytetarët janë rreshtuar fuqishëm për NISMA Socialdemokrate, dhe u zotuam se do angazhohemi ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur.

#VeçVEPRA duhen për zhvillim ekonomik, siguri dhe garanci, kjo është lista jonë për Kosovën fituese.

Ne besojmë se vetëm me bashkëpunim dhe angazhim të përkushtuar mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë qytetarët e Kosovës.

#AAKNISMA137
#VeçVEPRA