NISMA Socialdemokrate në Malishevë sot ka hapur fushatën elektorale për zgjedhjet e 17 tetorit, ku është bërë edhe prezantimi i kandidatit për kryetar nga kjo parti, Ekrem Kastrati.
Në këtë takim, ku i pranishëm ishte edhe lideri i Nismës, Fatmir Limaj, është bërë edhe prezantimi i kandidatëve për Asamble Komunale, si dhe shpalosja e pikave programore të Nismës për mandatin e ardhshëm katër vjeçar.
Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, gjatë fjalës së tij, ka thënë se, Malisheva është komuna që e ka menaxhuar më së miri situatën pandemike në Kosovë, sa që kryetarit të saj, Ragip Begaj, i ka kushtuar edhe me shëndet, ndërsa ata që janë të thirrur dhe kanë përgjegjësi institucionale për të menaxhuar këtë situatë të vështirë rrinë nëpër zyre dhe lansojnë video në rrjete sociale.
Limaj ka folur edhe projektin për Malishevën Urbane, ku tha se kjo po vije pas urbanizimit të fshatrave tonë, madje është vula përfundimtare që do t’i japim zhvillimit të Malishevës, dhe këtë projekt madhor askush nuk mund ta jetësojë më mirë së sa kryetari i ardhshëm i Malishevës, Ekrem Kastrati me bashkëpunëtorë e profesionistë.
Limaj në fund tha se, qytetarët e Malishevës asnjëherë nuk gabojnë, por do të mbështesin fuqishëm numrin 119, do të mbështesin kryetarin e ardhshëm, Ekrem Kastrati për një Malishevë Urbane.
Ndërsa, kandidati për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, gjatë fjalës së tij tha se, Malisheva është komuna e parë në vend që në 70% të shkollave punojnë vetëm në një ndërrim, sepse qeverisja NISMA ka ndërtuar mbi 21 shkolla, kemi ndërtuar fusha sportive në 90% të fshatrave, kemi ndërtuar një urgjencë moderne, kemi ndërtuar 3 çerdhe, kemi siguruar strehim për së paku 100 familje në nevojë, kemi ndërtuar një stadium modern, dhjetëra salla sportive, pra të gjitha këto i kemi bërë gjatë qeverisjes së Nismës në këto 8 vite.
Kastrati po ashtu ka thënë se, jemi tejet të bindur që bashkë me këtë grup të mrekullueshme të kandidatëve për Asamble Komunale dhe me mbështetjen e mijëra socialdemokrateve tanë anekënd komunës, do të fitojmë bindshëm edhe mandatin e 3-të të Nismës në Malishevë, për t’i finalizuar punët e mira të qeverisë Begaj dhe për të filluar një kapitull të ri zhvillimor në komunën tonë, që për synim do të ketë punësimin, përkrahjen e rinisë dhe jetësimin e projektit tonë për Malishevën Urbane.
Po ashtu, kandidati i Nismës për kryetar të Malishevës, Ekrem Kastrati, në këtë hapje të fushatës ka shpalosur edhe prioritete kryesore për mandatin e ardhshëm, prioritete këto që lidhen kryesisht me fushën INFRASTRUKTURËS, ARSIMIT, SHËNDETËSISË DHE MIRËQENIES SOCIALE, ZHVILLIMIT EKONOMIK, KULTURËS, RINISË, SPORTIT DHE TRASHËGIMISË KULTURORE, SI DHE QEVERISJES TRANSPARENTE.
Në këtë hapje të fushatës elektorale, ka folur edhe kryetari i degës së Nismës në Malishevë, Hajdin Berisha, i cili mes tjerash tha se, NISMA që nga viti 2013 të gjitha zgjedhjet lokale dhe qendrore i ka fituar deri më sot. Ne do vazhdojmë me shumë ngulm sepse është puna dhe angazhimi për tetë vite radhazi që e kemi bërë në shërbim të qytetarëve të komunës së Malishevës ajo që na jep shtytje që të kërkojmë edhe mandatin e tretë sepse jemi angazhuar shumë dhe qytetari i Malishevës nuk ka alternativë tjetër më të mirë së sa numri 119, së sa kandidati ynë Ekrem Kastrati dhe kandidatët për Asamble Komunale nga Nisma Socialdemokrate në Malishevë.