Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, ka publikuar foto nga Skenderaj në shoqëri të ish-gjeneralit Nuredin Lushtaku.
Limaj tha se nga shtabi i Skenderajit, u zotuan “se angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë dhe konsolidimin e plotë”.
“Skenderaji i vlerave më së miri personifikohet në personalitete të cilët janë dëshmuar me veprat e tyre si në kohët e sakrificës ashtu edhe të paqes, personalitete të cilët identifikohen me vendosmëri, qëndrueshmëri e parime, të cilët në çdo kohë i kanë sherbyer lirisë dhe shtetit të Kosovës”, shkruan Limaj.
Postimi i plotë:
Në Drenicën heroike, nga konaku i Gjeneral Nuredin Lushtakut, me bashkëpunëtorë besnik e të devotshëm ndaj vendit.
Skenderaji i vlerave më së miri personifikohet në personalitete të cilët janë dëshmuar me veprat e tyre si në kohët e sakrificës ashtu edhe të paqes, personalitete të cilët identifikohen me vendosmëri, qëndrueshmëri e parime, të cilët në çdo kohë i kanë sherbyer lirisë dhe shtetit të Kosovës.
Nga shtabi i Skenderajit, u zotuam se angazhimi ynë do të jetë i pandalshëm derisa Kosova ta ketë sigurinë dhe konsolidimin e plotë.