Lajme

Limaj drejt protestës në Shkup: Do të çojmë mesazhe solidarizimi e për drejtësi

12/13/2025 12:17
nga:N K

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, është nisur për të marrë pjesë në protestën në Shkup, të organizuar nga organizatat e dala nga lufta e UÇK-së për drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Për Klan Kosova, ai tha se po merr pjesë në këtë protestë për shkak se e di që është e drejtë.

“Protesta të tilla ka pasur vazhdimisht, si në Tiranë e Prishtinë. Këto janë solidarizim për drejtësi. Sigurisht se nuk do të isha në një protestë që do të ishte kundër shtetit, ose kundër sigurisë së vendit. Sot po shkojmë që nga Shkupi të çojmë mesazhe solidarizimi dhe për drejtësi. Është një protestë krejt qytetare, dhe nuk është protestë kundër askujt. Është thjesht solidarizim për drejtësi”, deklaroi Limaj.